Rozë

Plaku ia ngucë gruan Kadri Veselit, kjo është përgjigja e tij (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:51 | 31 May 2017

I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli pas përfundimit të fjalimit ka vazhduar ecjen e tij nëpër sheshin e Skënderbeut me shumë kolegë dhe bashkëshorten e tij.

Teksa po kalonin, Veseli ka takuar edhe qytetarë të ndryshëm e njëri prej tyre edhe tha diçka mjaft të çuditshme dhe qesharake.

Përderisa Veseli i thotë se po ecën si një djalë i ri, plaku në fjalë thotë se “Femrat e mira sot ishin kon”, e më pas i pari i PDK-së ia kthen duke thënë se “Po vallah edhe unë e kom njo qetu”.

-Advertisement-

Duket se Veseli e mori shumë me sportivitet këtë fjali të plakut përderisa sa nuk ndalonte së qeshuri, shkruan Indeksonline.

Por nuk duhet harruar faktin se Veseli është një ndër politikanët që më së shumti ka pasur pranë vetes bashkëshorten e tij në çdo takim me qytetarët apo aktivitet politik që ka pasur, e thënë qartë sot dukeshin mjaft mirë së bashku në hapjen e fushatës së koalicionit PDK-AAK-NISMA, për zgjedhjet e 11 qershorit.

Për më tepër shikoni minutat e fundit të videos më poshtë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera