Shëndetësi

Plakja e imunitetit/ Ndikimi në shëndetin e organizmit

Autori: Gazeta inFokus 07:15 | 08 November 2021

Me kalimin e moshës, sistemi imunitar i njeriut humbet efikasitetin e tij në luftimin e infeksioneve dhe në reagimin ndaj vaksinave. Përpos kësaj, një imunitet i plakur ka lidhje të drejtpërdrejtë me inflamacionin kronik. Inflamacioni është pjesë e reagimit normal të imunitetit për rikuperimin, dhe në shumë raste shërben për të na mbajtur të sigurt nga infeksionet bakteriale dhe virale dhe agjentët e dëmshëm të mjedisit.

Megjithatë kjo vlen deri në një pikë të caktuar. Kur inflamacioni bëhet kronik, ai mund të bëhet i dëmshëm dhe shkatërrues, thonë ekspertët. Sipas tyre, inflamacioni kronik rrit rrezikun e pothuajse të gjitha sëmundjeve që lidhen ngushtë me moshën e tretë.

Reagimi Imunitar Dhe Plakja
Pas një infeksioni apo lëndimi, imuniteti i një të riu është shumë efikas në luftimin e inflamacionit të dëmshëm. Efikasiteti është ndjeshëm në rënie në trupin e një të moshuari. Humbja e efikasitetit të imunitetit ndodh si pasojë e akumulimit të qelizave të plakura e të përgjumura të imunitetit. Të gjitha qelizat kanë një jetëgjatësi të programuar përmes së cilës ata sintetizohen, shumohen dhe përfundimisht i nënshtrohen apoptozës (vdekjes së qelizës) kur ato nuk janë më funksionale.

-Advertisement-

Disa prej tyre gjenden në fund dhe në fillim të kromozomeve, që përbëhen nga protein dhe një molekulë e vetme e informacionit tonë genetik ose ADN-ja. Qelizat në fundin e çdo kromozomi luajnë të njëjtin funksion si copëzat plastike ose metalike në fund të lidhëses së këpucëve. Këto qeliza janë shumë të rëndësishme sepse pengojnë ngjitjen dhe humbjen e kromozomeve por nga ana tjetër shkurtohen dhe zvogëlohen gjithnjë e më shumë deri sa vdesin. Nga ana tjetër, këto qeliza të plakura prodhojnë disa molekula sinjalizuese imunitare, që në sasi të larta, rrisin rrezikun e sëmundjeve të rrezikshme dhe të vdekjes së parakohshme tek të moshuarit.

Si Të Rimëkëmbni Imunitetin Tuaj
Plakja është e paevitueshme, megjithatë ka disa ndryshime në stilin e jetesës që na ndihmojnë të kemi shëndet edhe në moshë të thyer. Aktiviteti fizik, ndjekja e një regjimi ushqimor Mesdhetar dhe kujdesi për peshën janë hapat kryesorë për një imunitet të plakur por më të fortë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera