Lajme

I plagosuri në Marigonë është doktori Përparim Gojani

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 13 February 2018

Në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një plagosje në lagjen Marigona të Graçanicës. F.F. 64 vjeç ka plagosur me armë zjarri P.G., 54 vjeç. Viktima ka pranuar ndihmë mjekësore, ndërsa i dyshuari është intervistuar nga policia.

KosovaPress mëson se i plagosuri është Përparim Gojani, ndërkaq nga dëshmitarë në vendin e ngjarjes bëhet e ditur se ai është plagosur nga dhëndri i tij.

Në vendin e ngjarjes po ashtu policia ka gjetur dhe ka konfiskuar: një armë zjarri (revole që dyshohet të jetë përdorur në vendin e ngjarjes); një granatë dore (e pashpërthyer e cila është larguar nga njësiti i specializuar për çminim); një elektroshok; pesë gëzhoja dhe 2 fishekë.

-Advertisement-

Mësohet se viktima është dërguar për trajtim në një spital privat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera