Lajme

Plagoste një person në Deçan

Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 20 April 2018

Një person është plagosur me armë zjarri sot në fshatin Lëbushë të Deçanit, shkruan Infokusi.com.

Sipas Policisë së Kosovës viktima është dërguar për trajtim në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë ndërsa gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Një person me inicialet U. L. 1965 është arrestuar pasi dyshohet të ketë kryer sulmin.

-Advertisement-

Policia e Kosovë ka njoftuar gjithashtu se në vendin e ngjarjes është konfiskuar një armë zjarri M-57 kalibër 7.62 mm, me një karikator me 6 copë fishekë të kalibrit të njëjtë./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera