Lajme

Plagosje me thikë në Prishtinë (Foto+18)

Autori: Gazeta inFokus 19:58 | 14 June 2017

Një përleshje mes të rinjve në Taukbashqe të Prishtinës ka rezultuar me një të plagosur rëndë.

Dëshimitarët e rastit kanë thënë për lajmi.net se i plagosuri ka dalë nga parku i Taukbahshqe në gjendje të rëndë dhe më pas është shtrirë në rrugë duke mos mundur të ecte.

Sipas këtij versioni, plagosja ka ndodhur brenda parkut. Më pas ka ardhur ndihma e shpejt dhe personi është dërguar në QKUK, mirëpo ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore dhe motivi i plagosjes, shkruan lajmi.net.

-Advertisement-

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe policia që po e hetojnë incidentin. /Lajmi.net/

Kujdes! Pamjet mund të jenë shqetësuese.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera