Lajme

Plagosje me armë zjarri në Babush të Ferizajt

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 18 January 2020

Në orët e para të mëngjesit të së premtes, në fshatin Babush të Ferizajt një person ka marrë plagë nga arma e zjarrit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës viktima është mashkull dhe është dërguar në  QKUK për trajtim mjekësor.

Në raport thuhet se në rrethana ende të panjohura ai është plagosur në këmbë me armë zjarri, derisa ishte në një lokale

-Advertisement-

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe ka konfiskuar gjshtë gëzhoja të armës, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera