Lajme

Plagosje me armë zjarri me silenciator në mes të Shkodrës, detajet e para

Autori: Gazeta inFokus 19:33 | 29 November 2021

Një plagosje e dyshuar me armë zjarri silenciator është regjistruar pak minuta më parë në qendër të qytetit të Shkodrës.

Burime për Top Channel konfirmojnë se i plagosur ka mbetur një person i cili është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku i është nënshtruar ndihmës mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së njohur si lulishtja e Universitetit ku autori ka shfrytëzuar errësirën për të qëlluar ndaj shënjestrës dhe më pas është arratisur nga vendngjarja.

-Advertisement-

“Rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit”, njofton policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes./Top Channel.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera