Lajme

Plagosje me armë në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 04 August 2018

Të paktën një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.

Dëshmitarë të rastit i kanë thënë KALLXO.com se kanë dëgjuar për të shtëna me armë zjarri ndërsa burime brenda policisë kanë folur për të paktën një të plagosur. Në vend përpos njësive të rendit janë parë prezent edhe njësitë e specializuara.

Edhe përkundër përpjekjeve KALLXO.com e ka pasur të pamundur të marrë një përgjigje nga policia për këtë incident. Zëdhënësi i policisë Daut Hoxha e ka orientuar ekipin për të marrë përgjigje në zyrën për informim të Prishtinës ndërsa këta të fundit kanë qenë të paqasëshëm

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera