Lajme

Plagosja në “Dardani”, kjo është gjendja e të plagosurit

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 30 September 2023

Të premten rreth orës 10:50 në lagjen “Dardania” në Prishtinë, një person është plagosur nga arma e zjarrit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima është dërguar për trajtim në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.

“Lagjja Dardani, Prishtinë  29.09.2023 – 10:50. Është raportuar se në lagjen Dardani Prishtinë, viktima mashkull kosovar, ishte plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati. Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e Policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera