Lajme

Plagosja e dy grave në Fushë Kosovë, Govori: Jashtë rrezikut për jetë por me lëndime serioze

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 28 January 2023

Dy gratë që u plagosën në rrugën “Besa – Besë” në Fushë Kosovë janë jashtë rrezikut për jetë, por me lëndime serioze.

Në lidhje me gjendjen e viktimave ka folur mjeku kujdestar, Ejup Govori, i cili tha se njëra është plagosur në ekstremitete të sipërme ndërsa tjetra është me lëndime në stomak.

“Janë ty të plagosura me armë zjarri. Njëra është në ekstremitete të sipërme ndërsa tjetra është me lëndime në bark. Gruaja që është më në moshë, viti 59 sipas të gjitha gjasave është me lëndime më serioze, ka frakturë. Nuk janë në rrezik për jetë por kanë lëndime serioze”, është shprehur Govori për Klankosova.tv.

-Advertisement-

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se hetuesit policorë po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit  të dyshuar, që sipas policisë, është identifikuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta ekstreme e majit – dyshek memory 100€ më lirë!
-Advertisement-

Të tjera