Lajme

Plagosi rëndë 3 persona para 9 vitesh, kapet i dënuari me 6 vite burg

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 29 July 2017

Një 35 – vjeçar i dënuar me 6 vjet e 8 muaj heqje lirie është vënë në prangat e policisë së Krujë.

Ai është Genci Koçi, banues në fshatin Zezë të këtij qyteti. Sipas një njoftimi të policisë, Koçi është dënuar me burg nga Gjykata e Krujës për veprat penale “Vrasje në rrethana të cilësuara kundër dy ose më shumë personave”e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje  pa leje të armëve luftarake”.

35 – vjeçari më 1 Nëntor të vitit 2008, në bashkëpunim me një tjetër person, me iniciale H.C., i arrestuar ditën që ndodhi ngjarja, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tre personave, A.B., F.K. dhe L.K., të cilët mbetën të plagosur rëndë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera