Lajme

Plagosi qenin e komshiut me pushkë gjuetie, arrestohet Gjakovari

Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 06 December 2021

Një burrë në Gjakovë është arrestuar pasi ka plagosur qenin e komshiut.

Sipas policisë ai e plagosi qenin me pushkë gjuetie para dyerve të shtëpisë së tij, shkruan Gazeta Infokus.

Si pasojë e të shtënave qeni kishte marrë plagë në këmbë dhe më pas është dërguar te veterineri.

-Advertisement-

Ndërkaq, është bërë e ditur se nga i dyshuari policia ka sekuestruar një pushkë gjuetie dhe 19 fishekë.

“Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Gazeta Infokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera