Lajme

Plagoset një qytetar i Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 22 March 2018

Një mashkull është plagosur me armë zjarri dje rreth orës 18:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës viktima është sulmuar pas një konflikti verbal me një person, shkruan Infokusi.com.

Viktima është sulmuar në pjesën e abdomenit dhe gjendet i hospitalizuar në QKUK-ë.

-Advertisement-

Ndërsa i dyshuari është në arrati, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të fishekëve. Rasti po hetohet nga policia./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera