Lajme

Plagoset një person në Suharekë, arrestohet i dyshuari

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 15 May 2023

Një person është plagosur të dielën rreth orës 19 e 30 minuta në Suharekë. Policia ka njoftuar se është arrestuar personi i dyshuar ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për motive të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, 6 copë fishekë dhe një gëzhojë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është hapur “vrasje në tentativë”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera