Lajme

Plagoset një person në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 07 December 2017

Mbrëmë rreth orës 18:00 ka ndodhur një plagosje në rrugën Idriz Gjilani në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës një person ka shtënë me armë zjarri dhe si pasojë është plagosur në këmbë një person, transmeton Infokusi.com.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

-Advertisement-

Policia e Kosovës si prova materiale në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, transmeton Infokusi.com.

I dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur dhe njësitë policore janë duke hetuar rastin./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera