Lajme

Plagoset një person në Prishtinë, shkak i një borxhi

Autori: Gazeta inFokus 09:15 | 11 July 2022

Një person nga Prishtina është arrestuar pasi që pas një mosmarrëveshje që kishte pasur për një borxh ka plagosu një person tjetër, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 22:25, e ku thuhet se personi pasi që e kishte plagosur është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi ishte plagosë në këmbë nga i dyshuari tjetër mashkull kosovar i cili pasi e ka kryer veprën është larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, rasti vazhdon të hetohet./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera