Lajme

Plagoset një person në Prishtinë, policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 19 June 2021

Një person është plagosur nga gjuajtja me armë, në rrugën Bajram Bahtiri në Prishtinë.

Lajmin për Gazetën inFokus e ka konfirmuar zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth  orës 12:00, policia  ka marrë informacionin se në Qendrën e Mjekësisë Familjare, në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, një person i plagosur nga arma e zjarrit ka kërkuar tretman mjekësor.

-Advertisement-

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore për hetimin e krimeve tilla si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Bazuar në të dhënat fillestare është ngritur verzioni i hetimit se në rrugën “27 nëntori” në Prishtinë, personi është plagosur me armë zjarri, nën rrethana që aktualisht janë duke u hetuar.

Përderisa personi i lënduar po merr mjekimin e nevojshëm në QKUK, hetuesit policor kanë nisur punën për zbardhjen e rastit si dhe  identifikimin e personave të përfshirë në rast”. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera