Lajme

Plagoset një person në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 27 September 2018

Një person është plagosur mbrëmë rreth mesnatës në Prishtinës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, shkruan gazeta inFokus.

Personi i dyshuar është arrestuar ndërsa i plagosuri është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Viktima është nën sigurim policor.

-Advertisement-

Të dyshuarit i është konfiskuar një armë AK-47 me 78 fishekë, një thikë, dy gëzhoja të AK-47 dhe një gëzhojë e kalibrit të vogël.

Policia e Kosovë ka bërë të ditur gjithashtu se me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera