Lajme

LAJMI I FUNDIT: Plagoset një person në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 04 May 2023

Në minutat e para të ditës së enjte është plagosur me armë zjarri një person në Prishtinë, shkruan Gazeta inFokus.

Rastin për Infokusin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti bëri të ditur se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa organet kompetente po vazhdojnë të merren me rastin.

-Advertisement-

“Policia është duke punuar për arrestimin e personit të dyshuar i cili është identifikuar dhe aktualisht ndodhet në arrati”, u shpreh ajo./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera