Lajme

Plagoset një person në Klinë

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 09 November 2018

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmë në sheshin “Abedin Rexha” në Klinë.

Sipas njoftimit të policisë, viktima pas një zënke me dy persona të dyshuar është sulmuar me armë zjarri nga njëri prej të dyshuarve.

Si pasojë e plagosjes në këmbë, viktima fillimisht ka marrë tretmanin mjekësor në qendrën mjekësore të Klinës, e më pas është dërguar në spitalin rajonal në Pejë.

-Advertisement-

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.

Njëri nga personat e dyshuar për këtë rast është arrestuar nga polici dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar, kurse i dyshuari tjetër është ende në arrati.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera