Lajme

Plagoset në hotel nga i dashuri: Më qëlloi padashje, po festonim Vitin e Ri

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 03 January 2022

Një 23-vjeçare është plagosur me armë zjarri këtë mëngjes rreth orës 09:20 në ambientet e një hoteli në autostradën Durrës-Tiranë.

Fatbardh D. nga Sukthi, i cili e qëlloi 23 vjeçaren, iku nga vendi i ngjarjes duke e lënë të plagosurën aty.

E plagosura që është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën ka deklaruar se është qëlluar padashje nga i dashuri me të cilin ishte në hotel.

-Advertisement-

Sipas saj, ai ka qenë i dehur dhe arma i është shkrepur pa dashje, shkruan TCH.

Largimi nga vendi i ngjarjes është një rrethanë që e rëndon më tej pozitën e autorit të dyshuar për plagosje, ndërsa për policinë rrethanat e krimit janë ende të paqarta.

Postblloqe janë ngritur për kapjen e 32-vjeçarit në bashkëpunim me policitë e zonave fqinje me Durrësin.

Çifti ka qenë për të festuar nisjen e vitit të ri, por është përfshirë në një ngjarje kriminale që pret të zbardhet më tej nga grupi hetimor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera