Lajme

Plagoset duke luajtur tek makinat e mitura në Bulqizë

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 24 June 2017

Një vajzë 13 vjeçare është dëmtuar duke luajtuar në Bulqizë.

Burime zyrtare nga Policia e këtij rrethi bëjnë me dije se e mitura ishte duke luajtur tek makinat elektrike ndërkohë që është përplasur dhe ka pësuar dëmtime në trup.

E mitura është nisur për në Tiranë për një trajtim më të specializuar.

-Advertisement-

Njoftimi i policisë

Rreth orës 11.30, jemi njoftuar se në qytetin e Bulqizës, tek këndi i lojrave është dëmtuar aksidentalisht duke luajtur një vajzë.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se shtetasja M.B, 13 vjeçe, banuese në Bulqizë, duke luajtur në këndin e lojrave, konkretisht në pistën e makinave (me korent), në lëvizje e sipër, aksidentalisht është aksidentuar nga makina që e drejtonte vetë shtetasja M.B.

Shtetasja e dëmtuar pas ndihmës së parë të marrë në spitalin e Bulqizës, është transportuar me helikopter për ndihmë më të specializuar në Tiranë,ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjare po heton për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera