Lajme

I plagosën të fejuarin para syve, flet e reja nga Fieri

Autori: Gazeta inFokus 17:55 | 01 February 2018

Vetëm dy ditë më parë në Fier janë shënuar të shtëna me armë zjarri në Fermë-Çlirim.

Si pasojë ka mbetur i plagosur një shtetas vetëm 19-vjeç.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se personi i plagosur është 19 vjeçari Renato Gjokaj.

-Advertisement-

Ndërkohë Policia ka shoqëruar autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri të 19 – vjeçarit.

Autorit të dyshuar, E.H policia i ka gjetur në banesë dy armë zjarri Pistoletë dhe municion luftarak.

Ndërkohë kur është plagosur Gjokaj ka qenë në paninë e të fejuarës e cila është shprehur se nuk ka kuptuar se çfarë po flisnin, por diçka kanë debatuar me zë të ulët.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri Renato Gjokaj ka marrë një plumb në këmbë, por është jashtë rrezikut për jetën. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera