Lajme

Plagosen dy persona në veri

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 13 May 2023

Një incident me armë zjarri ka ndodhur në veri, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani konfirmoi për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 02:00.

“Dy persona janë plagosur në këmbë me armë zjarri dhe janë dërguar për trajtim në spital, gjendja e tyre është jashtë rreziku për jetë. Motivet e incidentit ende nuk dihen. Policia tashmë ka një të dyshuar lidhur me rastin dhe është në kërkim të tij”, theksoi Elshani.

-Advertisement-

Ndryshe, disa incidente janë raportuar edhe gjatë javës së kaluar në veri, por që nuk ka pasur persona të lënduar

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera