Lajme

Plaçkitje në një market në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 22:17 | 05 May 2021

Në lagjen Mati në Prishtinë ka ndodhur një grabitje në orën 20:30 në një prej marketeve të kësaj pjese.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën inFokus, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se grabitja është kryer nga dy të dyshuar të cilët janë arratisur.

“Rreth orës 20:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një dyqan në lagjen Mati 1, në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se grabitja është kryer nga dy të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

-Advertisement-

Nuk raportohet për persona të lënduar.

Aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e të dyshuarve”, ka thënë ajo./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera