Lajme

Plaçkitet njëra nga pikat e Western Unionit në Dardani

Autori: Gazeta inFokus 18:22 | 06 Janar 2022

Sot rreth orës 17:30 ka ndodhur një plaçkitje në një nga pikat e Wester Unionit, i cili ndodhet në lagjen Dardania në kryeqytet, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas informacioneve të dërguara në redaksi nga dëshmitarë që ishin në vendin e ngjarjes, nuk raportohet të këtë patur të lënduar nga kjo plaçkitje, përderisa nuk dihet se a kanë arritur ta realizojnë plaçkitjen.

Ndërkaq mësohet se policia po vazhdon të qëndroj në vend ngjarjes dhe është duke kryer ekzaminimet e duhura lidhur me rastin.
Gazeta inFokus ka provuar të kontaktojë me policinë e Kosovës, por deri në publikimin e artikullit nuk ka marrë ende ndonjë informacion zyrtar nga Policia e Kosovës./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy