Lajme

Plaçkitet në Leposaviq automjeti që transportonte para, ka të plagosur

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 28 November 2019

Automjeti i kompanisë për transportin e të hollave “Henderson” është plaçkitur jo larg Leposaviqit, raporton nga vendi i ngjarjes “Kosovo Online”.Ende nuk dihet se për çfarë sasie të hollash bëhet fjalë, ndërsa tre të punësuar në këtë kompani janë lënduar me rastin e sulmit dhe momentalisht ndodhen në Qendrën Klinike në pjesën veriore të Mitrovicës.

Siç merret vesh, me rastin e sulmit ka pasur të shtëna me armë midis plaçkitësve dhe sigurimit të kompanisë “Henderson”, ndërsa janë djegur plotësisht edhe tri automjete, një kombi e dy vetura udhëtarësh me të cilat plaçkitësit kishin bllokuar rrugën magjistrale.

Dyshohet, i kanë thënë këtij portali në vendin e ngjarjes, se sulmuesit kanë ikur me dy automjete kombi në drejtim të Kopaonikut.

Komunikacioni te vendi Dren, ku ka ndodhur plaçkitja, është bllokuar, për pasojë janë krijuar kolona të gjata automjetesh.

Automjetet e kompanisë “Hendersonit” kanë qenë shënjestër sulmesh të plaçkitësve edhe dy herë të tjera në këtë pjesë të Kosovës veriore.

Të tjera