Lajme

Plaçkiten të burgosurit

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 29 May 2018

Mbi 32 mijë euro u janë marrë të burgosurve në Kosovë. Atyre nuk po u kthehen mjetet e depozitura për shpenzime gjatë qëndrimit në burg, edhe pasi ata lirohen nga vuajtja e dënimit.

Vetëm në Qendrën Korrektuese të Dubravës, vlera e depozitave që nuk u janë kthyer të burgosurve kap shifrën prej 17 mijë e 553 euro. Auditori i Përgjithshëm ka gjetur se në tërë qendrat korrektuese, kjo shifër arrin në 32 mijë e 647 euro, shkruan Infokusi.

Në Shërbimin Korrektues të Kosovës, institucion i cili është përgjegjës për këto depozita, moskthimi i tyre po arsyetohet me atë se disa nga të burgosurit pas lirimit, nuk janë të interesuar për mjetet të cilat ju kanë mbetur si depozitë.

-Advertisement-

Por, ligji e rregullon ndryshe çështjen e dispozitave të të burgosurve.

“Sipas Ligjit mbi sanksionet penale dhe rregullës financiare 09/2012 për fondet në mirëbesim, SHKK është përgjegjëse për mbajtjen e evidencës së pranimeve, kthimeve si dhe për gjendjen e depozitave te të burgosurve. Aktet e lartë cekura po ashtu përcaktojnë që sendet personale dhe paratë e deponuara duhet t’u kthehen të burgosurve pas lirimit të tyre”, thuhet në raportin që ka hartuar Zyra Kombëtare e Auditimit për Ministrinë e Drejtësisë.

E kjo zyrë, mos kthimin e mjeteve të të burgosurve të cilët i përfundojnë dënimet apo lirohen, e konsideron në kundërshtim me rregullat e aplikueshme. Gjersa shton kjo e rritë rrezikun që këto mjete t’i ekspozohen keqpërdorimit.

Auditori rekomandon Ministrin që nëpërmjet Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së të sigurojnë që zyrtarët përkatës të cilët janë të ngarkuar me menaxhimin e parave të të burgosurve, me rastin e përfundimit të dënimeve, secilit person të liruar nga burgu t’ia kthejnë mjetet të cilat i kanë në depozitë./Infokusi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera