Lajme

Pjetër Nrecaj: Nuk jap deklaratë pa i parë fëmijët e mi

Autori: Gazeta inFokus 18:39 | 06 September 2018

Pjetër Nrecaj i  dyshuari për vrasjen e Valbona Nrecajt dhe vajzës së saj 9 vjeçare  ka refuzur të japë deklaratë apra prokurorit Agron Matjani. KALLXO.com ka mësuar se Nrcaj ka kushtëzuar deklaratën e tij me një takim me fëmijët e tij. “Unë nuk japi asnjë deklaratë pa i parë fëmijët e mi”-kishte thënë Pjetër Nrecaj.

Lidhur me vrasjen në Brekovc të Gjakovës dje është marrë në pyetje nga Prokuroria edhe vëllau i tani të ndjerës Kujtim Marku, Shkelzen Marku. Ndërsa familjarët e të dyshuarit nuk janë parqitur në prokurori.

Muajin e kaluar, Valbona Nrecaj së bashku me vajzën e saj 9 vjeçare është qëlluar me kallashnikovë nga Pjetër Nrecaj.

-Advertisement-

Valbona kishte pranuar kërcënime para se të vritej nga bashkëshorti i saj ndërsa policia nuk kishte arritur ta kapte të dyshuarin Pjetër Nrecajn.

Pas vrasjes i dyshuari ishte arrestuar nga ana e policisë.

Ndaj tij ende po vazhdon paraburgimi ndërsa për vrasjen e Valbona Nrecajt dhe vajzës së saj ka pasur protesta thuajse në të gjitha qytetet e Kosovës.

Me anë të protestave qytetarët kanë kërkuar që të ndalohet dhuna ndaj grave dhe vrasja e tyre.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy