Fokus

Pjetër Ndrecaj që vrau gruan dhe vajzën 9-vjecare dënohet me 24 vite e 6 muaj burg

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 14 September 2020

Pas kthimit në rigjykim është dhënë fjala përfundimtare ndaj Pjetër Ndrecajt.

Gjykata ka vendosur që Ndrecaj të dënohet me 24 vite e 6 muaj burgim.

Sipas aktakuzës, Ndrecaj më 7 gusht në Gjakovë në shtëpinë e familjes së viktimës ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, V.N dhe vazjën 9-vjeçare K.N, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

“Sot me datë 14.09.2020 shpall këtë aktgjykim, Pjetër Ndrecaj, është fajtor sepse me datë 87.82018 në Gjakovë në lagjen Brekoc, me dashje pka privuar nga jeta anëtarin e familjes së tij, bashkëshorten Valbona Ndrecaj dhe vajzës e tij e lindur në vitin 2009, në atë mënyrë që ditën kritike, shkon bashkë me qëllim për ta marrë Valbonen në shtëpinë e tij, por të vazhduar jetën bashkë me të, por duke qenë se ajo ka refuzuar, i akuzuari Pjetër është kthyer në shtëpinë e tij merr pushkën automatike AK-47, shkon tek shtëpia ku ishte Valbona me të ndjerën Klara dhe dy vajzat tjera e vëllezërit e të ndjerës, e kur afrohet në ballkon fillon të shtije me rrafall ku ishte e ndjera Valbone bashkë me vajzën, duke qëlluar me plumb Valbonen dhe njëkohësisht e qëllon edhe të ndjerën Klara ashtu që e ndjera Valbone dhe Klara vdesin në vendin e ngjarjes. Me çka ka kryer veprën penale të vrasjes. Ka mbajtë armë dhe municion të paligjshëm, me çka ka kryer veprën p0enale mbajtja në pronësi të armeve pa leje. Gjykata konform kodit penal të akuzuarit Pjetër Ndrecaj ia përcakton dënimet, për veprën penale të parë me 24 vite, pika 2-të dënim me burgim prej 1 viti, Gjykata konfrom neneve, të akuzuarin e gjykon me dënim me burg në kohëzgjatje prej 24 vite e 6 muaj ku do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim”.

Gjykata e Apelit e kishte dënuar Ndrecajn me purgim të përjetshëm, dënimi më i lartë që ekziston në Kosovë.

Ndërsa më pas Gjykata Supreme kishte vendosur që këtë rast ta kthejë në rigjykim./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera