Rozë

Pjestari i komunitetit LGBTI vizaton emblemën e UÇK-së në fytyrë

Autori: Gazeta inFokus 17:57 | 20 May 2020

Endi i cili i përket komunitetit LGBTI, po thyen tabutë në shoqërinë shqiptare.

Endri e ka publikuar një video ku dëgjohet këngë patriotike, ndërsa e ka vizatuar emblemën e UÇK-së në fytyrë.

Djali me emrin Endri, pjesëtar i komunitetit LGBTI, është aktiv në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

-Advertisement-

Në Instagram ndiqet nga një numër i madh i njerëzve, ndërsa me ta ndan imazhe të ndryshme përfshirë këtu edhe video duke u grimuar.

Së fundmi e ka ndarë me ndjekësit një video dhe ajo se çfarë bie në sy është emblema e UÇK-së të cilën e ka vizatuar në fytyrë.

Në sfond dëgjohet kënga patriotike, e komentet e ndjekësve kanë qenë të shumta.

Endri ka gjetur përkrahjen e shumë njerëzve të cilët e kanë quajtur talent.

“Shumë bukur. Nuk më intereson çka je por je shumë Talent. Bravo veç vazhdo”, shkruan në njërin koment pranë postimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera