Rozë

Pjesëtarja e Spice Girls: Ish-bashkëshorti më ka rrahur dhe detyruar të bëj seks treshe

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 29 July 2017

Mel Brown, pjesëtarja e ish-grupit të njohur muzikor të viteve 90’, Spice Girls është divorcuar në mënyrën më të keqe të mundshme nga bashkëshorti i saj, Stephen Belafonte.

Pak javë para shpalljes së divorcit, deklarata të forta janë lëshuar nga këngëtarja e njohur, për ish-bashkëshortin e saj, ku bëhet fjalë për kërcënime, dhunë, tradhëti dhe seks të detyruar treshe, me të dhe femrat të tjera.

Sipas sajtit amerikan TMZ, historia e dhunës ka zgjatur prej 10 vitesh.

-Advertisement-

Madje në një rast ajo është rrahur keq nga Belafonte, saqë ky i fundit i kishte kërkuar që të shkruante në Tëitter, që ishte vrarë vetë.

“Ka kërcënuar se do më shkatërrojë jetën në çdo mënyrë. Më ka kërcënuar se do më shkatërrojë karrierën dhe se do të më merrte fëmijët”, ka deklaruar këngëtarja e njohur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera