Lajme

Pjesëtari i Vetëvendosjes zgjidhet anëtar i Bordit të Hekurudhave të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 22:54 | 02 April 2020

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Dermaku, është zgjedhur sot anëtar i Bordit të ndërmarrjes publike Hekurudhat e Kosovës – Infrakos.

Ky vendim është marrë sot nga shefi i Qeverisë, Albin Kurti, njëherësh edhe kryetar i Vetëvendosjes.

Artan Dermaku në partinë e Kurtit ishte antarësuar në muajin gusht të vitit 2018.

-Advertisement-

Gazeta inFokus do të iu mbajë të informuar nëse bëhet fjalë për të njëjtin person.

Në vendimin e qeverisë Kurti thuhet se këta janë emrat e rinjë të bordit drejtues të Infrakosit ku bën pjesë edhe Artan Dermaku.

“Miratimin nga kabineti qeveritar e ka marr edhe Vendimi për emërimin e Bordit të Përkohshëm të ndërmarrjes publike qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos” Sh.A. , në këtë përbërje:

Enis Berisha, kryesues dhe drejtor;
Vjollca Jashari, drejtore;
Artan Dermaku, drejtor; dhe
Abdullah Lala, drejtor.”, thuhet në njoftimin e qeverisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera