Lajme

Pjesëtari i lëvizjes për braktisjen e fesë: Si duroni martesa me çikën e axhës e të fyhet kombi, flamuri e Nënë Tereza

Autori: Gazeta inFokus 23:22 | 24 October 2023

Saim Tahiraj, pjesë e lëvizjes për “braktisjen vullnetare të fesë islame”,  u shpreh se disa hoxhallarë kanë fyer kombin.

Madje ai ka thënë se “disa kanë deklaruar se lejohet martesa me vajzën e axhës”.

”Si mund të fyhet figura atdhetare, simboli ynë Gjergj Kastrioti, si mund të fyhet humanistja, Nënë Tereza. Si mund të fyen traditat tona e të na thonë se lejohet të martohet me çiken e axhës. Të gjitha këto deformime”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Sipas tij, ata janë kundër ekstremizmit ortodoks serb dhe kundër ekstremizmit islam.

”Nëse keni lexuar ne kemi thënë jemi kundër dy ekstremizmave, ekstremizmit ortodoks serb dhe ekstremizmit islam”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera