Lajme

Pjesëtari i FSK-së rrëfen për situatën në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi: Fytyra të friksuara me dhimbje e trishtim

Autori: Gazeta inFokus 22:28 | 11 February 2023

Besart Kasumi, njëri nga pjesëtarët e kontingjentit të FSK-së, i cili u dërgua në Turqi për operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi pas tërmeteve shkatërruese që lanë mijëra të vdekur, përmes një postimi në Facebook, ka rrëfyer për situatën me të cilën është përballur në zonat e prekura nga tërmetet e fuqishme mëngjesin e së hënës.

“Situatë e trishtuar, e rëndë e shumë prekëse, ndjesi e keqe e me pak shpresa. E shumta e asaj çfarë ta sheh syri e rrënuar e pak diçka nga objektet në këmbë edhe pse të shkatrruara.” – shkroi ai mes tjerash.

Postimi i tij:

-Advertisement-

Situat e trishtuar, e randë e shum prekse, ndjesi e keqe e me pak shpresa. E shumta e asaj çfar ta sheh syri e rrënuar e pak diqka nga objektet në këmbë edhe pse të shkatruara.

Fytyra të friksuara me shum dhimbje në shpirt, shpirtat tjer të cilët kan ikur lart, trupat e tyre ende nën germadha duke i hasur gjat kerkimit për përsona në jet, edhe pse gjdo dit e më pak po i gjejm të gjall, aroma e rand shum e rand e dhimbjes dhe trishtimit që na ben të ditur se sa të pa fuqishëm jemi, Zoti ua letoft dhimbejn e ju ndihmoft popullit Turk.

Përshtypje të mir nga vullnetarët të cilët non stop të pysin për ushqim, një vullnet i madh nga gjithë ekipet e shpëtimit nga shum vende të botës.

Edhe pse në këtë fatkeqsi, ndjehem krenar qe sado pak unë me shokë arritem të kontribojm dhe vazhdojm deri sa te mundemi, shumë lotë pikllimi e dhimbje mirpo ndjesi e mir edhe për lotët e gëzimit kur po kemi sukses. Vazhdojm…

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të

Të tjera