Lajme

Pjesëtari i BIK-ut në Pejë akuzon krerët e këtij institucioni për punësime familjare

Autori: Gazeta inFokus 08:20 | 24 June 2021

Një pjesëtar i Bashkësisë Islame në Pejë ka ngritur kallëzim penal ndaj tre krerëve të Bashkësisë Islame në Pejë dhe një imami.

Xhamia Kurshumli është ndër objektet fetare më të vjetra.Brenda saj luten besimtarë myslimanë të qytetit të Pejës.Qe një kohë të gjatë si imam në këtë xhami ligjëron hoxha Ernes Goga, vëllai i kryeimamit të Bashkësisë Islame në Pejë, Enes Gogës.

Ka dyshime se angazhimi i tij si hoxhë në xhaminë Kurshumli është bërë pa konkurs e përmes vëllait Enes Gogës.
Prandaj një pjesëtar i BIK-ut bëri kallëzim penal ndaj tre krerëve të këtij institucioni.Akuzat rëndojnë mbi kryetarin Musli Arfiaj, kryeimamin Enes Goga, sekretaritn Fuad Hoxhaj dhe hoxhën Ernes Goga.

-Advertisement-

Në dokumentin që T7 ka siguruar shihet se këta katër persona akuzohen për nepotizëm në rastin e punësimit të Ernes Gogës, dhënie të ryshfetit dhe shpërdorim të pasurisë së banorëve të Pejës.Televizioni 7 ishte në Këshillin e BIK-ut për të marrë versionin e tyre.Por ata nuk pranuan të flasin para kamerës, e mbi tavolinë kryeimami Enes Goga la një përgjigje të shkruar në letër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera