Lajme

Pjesëtarë të FSK-së ndihmojnë të aksidentuarit në Ranillug (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 27 June 2018

Pjesëtarë të FSK-së dje kanë reaguar në një aksident që ndodhi Prishtinë-Ranillug duke u dhënë ndihmën e parë dy personave të lënduar si dhe janë përkujdesur për të njëjtit derisa autoambulanca dhe personeli mjekësor i ka evakuuar për në spital.

Ekipi i FSK-së, ishte duke udhëtuar për në Komunën e Ranillugut ku FSK-ja rregullisht merr pjesë në takimet zyrtare për siguri në komunat e Kosovës.

Pjesëtarët e FSK-së janë të trajnuar për ofrimin e ndihmës së parë, edhe ndihmës së parë në vendngjarje, dhe shpesh kanë intervenuar dhe kanë shpëtuar jetë njerëzish, pra në raste aksidentesh etj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera