Fun & Video

Pjesët e motorit të aeroplanit fillojnë të bien(Foto/Video)

Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 14 February 2018

Aeroplani i aviokompanisë “United Airlines” që po udhëtonte nga San Francisco për në Honolulu kishte probleme gjatë fluturimit, ku një pjesë e motorit të aeroplanit u  këput dhe në përgjithësi filloi të “çmontohet”, derisa pasagjerët luteshin që të aterrojnë shëndoshë e mirë.

Aeroplani UA1175 ishte planifikuar që pas 36 minutave të aterroi në Havai, kur copat e motorit të aeroplanit filluan të bien, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

“Dukej se ishte në gjendje të mjerueshme”, ka deklaruar Erik Haddad, inxhinier në Google UX.

Ai ka shpërndarë në profilin e tij në Tëitter foto dhe video të këtij momenti rrëqethës që askush nuk do të dëshironte ta përjetonte.

Aeroplani për fat të mirë ka aterruar pa ndonjë problem në Honolulu, ndërsa ekipet e zjarrfikësve dhe të inxhinierëve kanë dalë në vendin e ngjarjes në rast se vjen deri te më e keqja.

Në një komunikatë të lëshuar për media nga aviokompania “United Airlines”, thuhet se ishte kapaku i motorit që kishte rënë dhe se nuk ekzistonte ndonjë rrezik për pasagjerët dhe pjesëtarët e ekuipazhit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera