Lajme

“Pjesëmarrja e qytetarëve në dialogun Kosovë-Serbi sjell marrëveshje të qëndrueshme”

Autori: Gazeta inFokus 00:01 | 20 September 2018

Kryetarja e Fondit të Beogradit për përsosmëri politike, Sonja Licht tha se pjesëmarrja e qytetarëve në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës do të çonte në një marrëveshje e cila do të ishte e qëndrueshme.
“Në qoftë se ata marrin pjesë në mënyrë të drejtë në dialogun në mes Prishtinës dhe Beogradit, Serbisë dhe Kosovës, atëherë ne mund të presim që më në fund të kemi një marrëveshje e cila do të jetë e qëndrueshme, dhe jo si një tjetër e cila vjen nga një nivel të lartë politik, por që nuk kanë mbështetjen e shoqërisë”, tha Licht.

Sipas saj, është shumë e rëndësishme të mos harrohet roli i qytetarëve për sigurinë e Ballkanit, Evropës e botës.

“Qytetarët janë burimi ynë kryesor”, tha Licht në konferencën “Sfidat e sigurisë të Ballkanit Perëndimor dhe Serbisë”, organizuar nga Qendra për politikë të jashtme.

-Advertisement-

Në konferencën folën edhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ambasadorët e Shteteve të Bashkuara dhe Gjermania Kyle Scott dhe Tomas Shib, dhe kryetar i Qendrës Aleksandër Joksimoviq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera