Sport

Pjaniç tregon klasin në Instagram, Juventus fikson çmimin-VIDEO

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 30 July 2018

Mesfushori boshnjak i Juventusit, Miralem Pjaniç, në kulmin e vëmendjes së Ronaldos tek bardhezinjtë, ka vendosur të befasojë ende pa zbritur në fushën e lojës.

Nëpërmjet një videoje në faqen e tij në Instagram, ai ka publikuar një nga numrat e veçantë të tij, duke i pyetur po vetë 2.4 milionë ndjekësit e tij në faqen personale se çfarë mendimi kishin.

Trajektorja e topit pas fintes së Pjaniç, është shoqëruar nga basketbollisti profesionist amerikan Kened Ferid, por që ndërhyrja e tij ishte e panevojshme.

-Advertisement-

Pjaniç në këto momente është nën vëzhgimin e Manchester United, ndërkohë që Juventusi i ka vendosur një çmim të padiskutueshëm prej 90 milion stërlinash boshnjakut.