Fun & Video

Pitoni gëlltit njeriun i cili kujdesej për të prej vitesh

Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 08 February 2019

Një Piton ka përpirë të zotin e tij. Fotoja tronditëse, ka bërë xhiron e botës në rrjetet sociale duke i lënë shumë pak vend imagjinatës.

Fjalët e gruas së pafat 49 vjeçare, bashkëshortes së pronarit të gjarprit janë plot me dëshpërim për një tragjedi, pasi kafsha ishte pjesë e “shtëpië” dhe kurrë nuk kishte treguar shenja të rrezikut.

“Unë nuk mund ta besoj se, e lëshoi atë nëpër shtëpi për tu argëtuar dhe për të luajtur me të pasi kishte konsumuar drekën. Një zakon, tashmë i konsoliduar në shtëpinë tonë, dhe pikërisht ai do të ishte fatal për burrin tim.

-Advertisement-

Unë ende nuk e di pse Ibra, ashtu e thirrnim gjarprin, sulmoi dhe hëngri Ilario. Ndoshta ai ishte ende i uritur. Ai u ul në krahët e tij, ishte atje, i qetë, pastaj ai u kthye vetëm në këtë rast dhe e gëlltiti.

Kam ende zemrën të thyer. Të vdesësh në këtë mënyrë në moshën 49 vjeç, është një histori e keqe”, rrëfeu mes lotësh historinë gruaja e Ilario.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera