Pista Demiri: Nuk përfundova rrugëtimin që vëllai la në gjysmë
Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 30 June 2017
Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Beatrisa Pista Demiri, ka falënderuar të gjithë votuesit e saj pavarësisht që nuk ka marrë votat e mjaftueshme për të siguruar një ulesh në Kuvendin e Kosovës.
Pista përmes një postimi në rrjetin social “facebook” ka shkruar se nuk ka arritur të përfundoj rrugëtimin që vëllai la në gjysmë, transmeton Infokusi.com
Kujtojmë që Pista Demiri është motra e ish kandidatit për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Elvis Pista, që u vra mëngjesin e 15 qershorit 2014 në rrethana ende misterioze.
Postimin e plotë të Pistët bërë në rrjetin social “facebook” mund ta gjeni më poshtë:
Ju faleminderit nga zemra të gjithëve!
Edhe pse nuk ishte e mjaftueshme në fund, falënderoj të gjithë 6 mijë votuesit për besimin që e kanë shprehur për t’i përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës. Vërtet ndihem krenare dhe e privilegjuar, sepse dinjitetshëm dhe pastër i kontribuam procesit demokratik.
Edhe pse nuk kam arritur të jem në mesin e atyre që do t’i përfaqësojnë qytetarë në Kuvend, ndjej obligim t’i falënderoj të gjithë qytetarët e Kosovës, qytetarët e komunës së Rahovecit, gratë e Krushës, gratë e Rahovecit, pensionistët – të gjithë, sepse ju i dhatë kuptim këtij procesi zgjedhor dhe votuat për të ardhmen e vendit.
Unë nuk do të ndalem duke punuar për Kosovën, me aq sa kam mundësi dhe kapacitet!
Deputetët e zgjedhur duhet të mos harrojnë se kanë përgjegjësi para qytetarëve dhe duhet të zgjedhin punën si kryefjalë para qytetarëve, ndryshe nuk e justifikojnë mandatin dhe votat që i kanë marrë!
Nuk arrita të përfundoj suksesshëm rrugëtimin që mora, e që e la në gjysmë vëllai im, por shpresoj se e kam bërë krenar për atë që përfaqësova. Kjo garë nuk ndikoi asnjëherë në përpjekjet e mia për të kërkuar drejtësi për të – ato vetëm sa do t’i intensifikoj.
Ju faleminderit…/INFOKUSI
Të tjera
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...