Sport

Pirlo zbulon se a e trajton veçantë Ronaldon nga futbollistët tjerë

Autori: Gazeta inFokus 23:20 | 23 November 2020

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, në konferencën për media para ndeshjes me Ferencvarosin është pyetur nga gazetarët se a e trajton veçantë Crisitano Ronaldon nga futbollistët tjerë, shkruan Gazeta inFokus.

Tekniku italian është përgjigjur se yllin portugez e trajton njëjtë si Gianluca Frabotta apo Manolo Portanova të akademisë.

“Sillem me të si me gjithë të tjerët. E trajtoj atë në të njëjtën mënyrë siç i trajtoj Gianluca Frabottan dhe Manolo Portanovan që kanë ardhur nga U-23, kështu jam unë, jam mësuar të veprojë kështu kur isha futbollist”, tha Pirlo.

-Advertisement-

Juventusi nesër takohet me Ferencvarosin në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera