Sport

Pirlo kthehet nga pensionimi, gjen klub të ri

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 12 September 2018

Fituesi i Kupës së Botës, Andrea Pirlo, është në bisedime të avancuara me klubin gjysmë profesional nga Australia, Avondale FC, për t’u kthyer nga pensionimi për një paraqitje.

39-vjeçari italian për herë të fundit luajti për New York City më 2017, pas një karriere të shquar për gjigantët italianë, Milan dhe Juventus.
Fox Sports raporton se Avondale, e cila do të luajë ndaj Sydney FC në çerekfinale të FFA Cup, është shumë afër ta bindë Pirlon t’i mbathë këpucët e futbollit edhe për një ndeshje të fundit.

Avondale do të përballet me kampionin në fuqi të FFA Cup të mërkurën më 19 shtator, dhe e gjithë vëmendja tani është kah Prilo, nëse ai do ta bëjë këtë paraqitje habitëse apo jo.

-Advertisement-

Pirlo luajti për tri sezone në MLS dhe ndeshjen e fundit profesionale e luajti në nëntor të vitit të kaluar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera