Sport

Pirlo flet për gjendjen e Dybalas, tregon a do të operohet

Autori: Gazeta inFokus 20:00 | 26 February 2021

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, në një konferencë të dhënë ka treguar se gjendja shëndëtsore e Dybalas është e mirë, shkruan Gazeta inFokus.

Sulmuesi argjentinas kishte pësuar një dëmtim para gjashtë javës, nga i cili akoma nuk ka arritur të rikuperohet.

Por, ka qenë vet Pirlo ai që ka zbuluar se argjentinasi nuk do të ketë nevojë për operim, ani pse ai kishte udhëtuar drejt Barcelonës për kontrollat mjekësore.

-Advertisement-

“Për Paulon, ne vlerësojmë zgjidhjen më të mirë. Duam që ai të jetë në dispozicion sa më shpejt që të jetë e mundur”.

“Dybala nuk është në rrezik për operacion. Ai kishte një konsultë dhe tani do të shohim se cili do të jetë trajtimi më i mirë”.

“Koha e rikuperimit të Dybala është zgjatur për fat të keq dhe ne nuk kemi qenë në gjendje ta kthejmë”, është shprehur 41 vjeçari./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera