Shëndetësi

Pirja e cigareve elektronike, çon në sëmundjen e pashërueshme!

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 10 December 2019

Numri i personave me probleme të shkaktuara nga cigarja elektronike ka ardhur gjithnjë e në rritje në Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe studiuesit amerikanë të California, kanë zbuluar një rrezik të ri prej këtij zakoni: mushkëria e kobaltit.

Lajmi vjen nga një rast studimi i publikuar në revistën shkencore ‘European Respiratory Journal’, i cili është gjetur në një grua 49-vjeçare në California, e cila ka zhvilluar sëmundjen e rrallë, pasi përdori cigaren elektronike për gjashtë muajsh.

Gruaja e cila punon si stërvitëse qensh, kërkoi ndihmë tek mjeku pasi shfaqi probleme me ferymëmarrjen dhe kollë.

-Advertisement-

Nga kontrollet e mujekëve rezultoi se gruaja kishte në mushkëri metale të rënda e cila u klasifikua si “mushkëri kobalti”.

Rasti në fjalë njihet si mushkëria e metaleve të rënda, për shkak të ekspozimit të gjatë nga pluhuri i kobaltit.

Pasi analizuan gjendjen e mushkërie studiuesit e Universitetit të California, gjetnëp rani kobalti, i cili është shumë i rrallë dhe gjendet në disa sektorë spesikë.

Rupal Shah, asisten profesor i mjekësisë pulmonare dhe terapisë intensive pranë University of California, San Francisco, tha se, “Ky është rasti i parë i këtij llojj metali në mushkëri, i cili shkakton sëmundjhen e pashërueshme, e cila ndodh vetëm tek punëtorët e metaleve”.

Kirk Jones, profesor pranë Universitetit të California, San Francisco, deklaroi se ka parë veëm tre raste të “mushkërisë së kobaltit” në gjithë karrierën e tij.

“Ka qenë gjithmonë një sëmundje e lidhur me punën, kështu që ky ështyë rasti i parë që zbulohet prej cifares elektronike. Vetëm kur u ekzaminua cigarja që përdorte gruaja, u bë zbulimi i shkakut”, tha Jones.

U zbulua se pajisja që po përdorte gruaja e quajtue ‘ZenPen’, kishte një lëng që përmbante nikel, alumin, mangan dhe plumb dhe një bobibnë metalike e cila përdorej për të ngrohur lëngun.

Siç rezultoi nga studimet, mushkëria ishte mbushur me metal dhe kjo bënte që gruaja të kishtye probleme me frymëmarrjen.

Jones thotë se ndoshta një përqindje e madhe e pacientëve që e përdorin do të përfundojnë me këtë sëmundje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera