Sport

Pires: Gjithmonë iu kujtoj lojtarëve të Arsenalit rëndësinë e klubit

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 04 September 2019

Legjenda e Arsenalit, Robert Pires ka thënë se gjithmonë iu tregon lojtarëve të rinj në Arsenali rëndësinë e klubit.

Pires ishte pjesë e një formacioni të mahnitshëm gjatë kohës kur luante futboll, ndërsa tash është shërben si trajneri dhe këshillues në klub.

Francezi ka thënë se kjo gjë i rrit besim lojtarëve për të dhënë me të mirën, transmeton KosovaPress.

-Advertisement-

“Si lojtar i Arsenalit është e rëndësishme ta dinë ku janë. Ky është klub i rëndësishëm. Fanella dhe historia kanë rëndësi. Biseda për këtë gjë iu ndihmon lojtarëve për të fituar besim. Për këtë arsye lojtarët e vjetër, unë ose Thierry Henry, na pëlqen të japim këshilla”, deklaroi ai.

Këtë sezon Arsenali është në vendin e pestë me shtatë pikë ku ka dy fitore, një humbje, dhe një barazim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera