Lajme

Piratët Ilegal të Kontentit në Kosovë vazhdojnë të mbeten çështje problematike

Autori: Gazeta inFokus 17:44 | 24 July 2021

Piratët Ilegal të Kontentit në Kosovë vazhdojnë të mbeten çështje problematike, ende e pazgjidhur nga ana e Insitucioneve të vendit, për Kompanitë Legale Kabllore në Kosovë

Kompanitë Legale Kabllore në Kosovë paguajnë miliona euro për të siguruar ngjarjet dhe eventet më të mëdha Sportive për klientët Kosovar në kualitetin më të lartë, ndërsa dëmi të cilin shkaktojnë këta piratë mbetët një nga sfidat më të mëdha nga mos reagimi dhe ndërmarrja e masave ligjore nga Institucionet Ligjore karshi Piraterisë Ilegale të Kontentit.

Për më tepër përveç dëmtimit të kompanive të cilat paguajnë të drejta, këta operator piratë, bëjnë edhe evazion fiskal pasi që nuk janë të regjistruara dhe njëkohësisht nuk i deklarojnë të hyrat.

-Advertisement-

Pirateria është një çështje shumë e ndjeshme dhe serioze, e trajtuar nga instancat më të larta të Bashkimit Evropian dhe nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës, si një nga shtetet me prodhimin më të madh te kontentit televiziv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera