“Piratët e Karaibeve”, në duart e piratëve

Autori: Gazeta inFokus
09:51 | 17 May 2017
Kapitulli i 5-të i sagës së famshme “Piratët e Karaibeve” është në duart e një tjetër lloji piratësh: atyre informatikë.
“Disney” raportohet të jetë duke negociuar me “hacker”-at për shpëtimin e filmit, që në fund të majit duhet të dalë në kinematë amerikane e ato europiane.
“As vet Jack Sparroë, oportunizmi i të cilit nuk lë vend pa u shfaqur, s’do të kishte qenë i aftë për një goditje kaq të ulët”, shkruajnë mediet e huaja.
Grupi i “hacker”-ave, që ka në duart e tij një kopje të filmit të ri të shumëpritur, i kërkon tani kompanisë një shumë të madhe parash. Pretendimi është që pagesa të kryhet në “Bitcoin”.
Situata është e ngjashme me atë të pak javëve më parë, kur “hacker”-at vodhën sezonin e ri të “Orange is the New Black” dhe i kërkuan “Netflix”-it parà për të mos e shpërndarë “online”.
Ekziston një politikë e përbashkët mes kompanive, që të mos negociojnë me të konsideruarit “terroristë dixhitalë”, e aq më pak t’iu binden kërkesave të tyre, me arsyetimin se kjo do t’i hapte rrugën pretendimeve të mëvonshme edhe më të mëdha.
“Hakmarrja e Salazarit” është e fundit e serisë, 4 filmat e mëparshëm të së cilës kanë qenë një sukses i jashtëzakonshëm për “Disney”-n dhe i kanë sjellë gati 3.73 miliardë dollarë fitime në mbarë botën.

Të tjera
-
Mijëra qytetarë e nisin Marshin për Drejtësinë dhe UÇK-në
Marshi për Drejtësi ka nisur sot me një numër të madh të qytetarëve të cilët ...
-
Lushtaku: Ky është mesazh për Qeverinë e Kosovës, që nuk është duke bërë asgjë për atë që kanë luftuar për Kosovën
Ish-Gjenerali i UÇK-së, Sami Lushatku, ka thënë se “ushtarët e Ushtrisë Çliri...
-
Qytetarë nga Shqipëria u nisën për në Marshin e Drejtësisë
Një numër i qytetarëve të Shqipërisë janë nisur drejtë Kosovës për të marrë p...
-
Pamje nga mbledhja e qytetarëve në sheshin “Zahir Pajaziti”
Këtë të diel, më 2 prill, në Prishtinë, platforma “Liria ka emër”, është duke...
-
Ramiz Lladrovci marshon për drejtësi ndaj ish-Krerëve të UÇK-së
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, po merr pjesë në “Marshin për Drejtësi”...
-
Bllokohet rruga në Arbëri, shkak numri i madh i autobusëve
Është bllokuar rruga në lagjen Arbëria të kryeqytetit, njëra prej rrugëve më ...
-
Marshi për Drejtësi, numër i madh i qytetarëve mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti”
Një numër i madh i qytetarëve kanë nisur të mblidhen në sheshin “Zahir Pajazi...
-
Mbishkrime dhe fotografi të ish krerëve të UÇK-së në objektin e qeverisë
Në objektin e Qeverisë së Kosovës në Prishtinës janë shkruar me sprej akronim...
-
Stërmbushet sheshi i Prishtinës në mbështetje të ish-Krerëve të UÇK-së
Sheshi i Prishtinës tashmë është stërmbushur me qytetarë nga i mbarë vendi në...
-
Daçiq akuzon autoritetet e Kosovës se po krijojnë krizë të re
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha të dielën, më 2 prill, se ...
-
Halil Kastrati pjesë e marshit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Qytetarë të shumtë kanë filluar të mblidhen në sheshet e Prishtinës në mbësht...
-
Duda Balje pjesë e marshit mbështetës ndaj ish-Krerëve të UÇK-së
Deputetja nga komuniteti boshnjak në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, po merr ...