Sport

Pique zbulon anën provokuese të Messit dhe futbollistin “maniak” për paratë

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 29 March 2019

Yll i Argjentinës dhe Barçës, Lione Messi, gjithë karrierën duke shënuar gola, duke fituar pesë “Topa të Artë” dhe trofe e çmime të tjera, është perceptuar nga opinioni si një person i turpshëm. Megjithatë, Pique, i cili shpesh është rrëfyer “pa dorashka”, bëri një zbulim për kapitenin e tij.

“Messi ka shumë humor, është një nga ironikët (provokuesit) më të mëdhenj, unë e di mirë këtë”, – tha Pique për “Movistar”. Qendërmbrojtësi është larguar nga kombëtarja spanjolle dhe pohon se kjo gjë e ka ndihmuar në paraqitjet e tij në nivel klubi.

Messi ka gëzuar një tjetër sezon të mirë me kampionët e La Liga-s, ndërsa katalanasit po përgatiten të kthehen në veprim, pas pushimit të detyruar, për shkak të ndeshjeve të kombëtareve. Ndërsa 31-vjeçari ka shënuar 39 gola në të gjitha garat, këtë sezon, rikthimi në kombëtaren e Argjentinës, për herë të parë që nga viti 2018, në Botërorin e Rusisë, nuk shkoi mirë.

-Advertisement-

Albiceleste e humbi ndeshjen, ku luajti Messi, me rezultatin 3-1 ndaj Venezuelës. Ai u tërhoq nga ndeshja e dytë miqësore, për shkak se pati një lëndim të lehtë. Barcelona do të luajë të shtunën kundër Espanyol, për llogari të kampionatit. Dhe Pique bëri një paralelizëm të fortë me kundërshtarin e radhës: “Unë kam më shumë para se buxheti i Espanyol këtë vit. Jo, jo vetëm 57 milionë euro, janë shumë më tepër se kaq”.

Dhe meqë jemi te paratë, qendërmbrojtësi katalanas tha se ka më të fiksuar pas tyre se ai, dukje përmendur ish-shokun e klubit, Zlatan Ibrahimovic: “Ai i do paratë më shumë se çdokush tjetër në tokë. Një ditë na tha: Paraja nuk është gjëja më e rëndësishme. Ne nuk patëm reagim dhe pastaj vijoi: Të kesh shumë para është gjëja më e rëndësishme”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera